image Barcelona e konfirmon lajmin e keq për Messin

Futboll

Sport/ Barcelona e konfirmon lajmin e keq për Messin

news image

Skuadra e Barcelonës ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me lëndimin e Lionel Messit.

Ylli argjentinas nuk mundi të vazhdonte pjesën e dytë në fitoren 2:1 të Barcelonës të martën kundër Villarrealit në ‘Camp Nou’.

Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, Messi ka tërhequr muskulin në kofshën e majtë.

Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Është një tërheqje e vogël dhe rikthimi i tij do të varet nga faza e riaftësimit”, thuhet në njoftim e klubit./Gazeta Sinjali/