image Barcelona "e dëshpruar" për ta shitur Coutinhon, e ofron te katër skuadra angleze

Futboll

Barcelona “e dëshpruar” për ta shitur Coutinhon, e ofron te katër skuadra angleze

news image

Barcelona nuk po dëshiron që ta mbajë në skuadër Philippe Coutinhon dhe po dëshiron që ta largoj nga klubi këtë verë.

Sipas “Mirror”, Barcelona e ka ofruar futbollistin te katër gjigantët anglez, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Man United, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse Coutinho ka vendosur të rikthehet te Barcelona pasi që deri më tani ishte pjesë e Bayern Munich në formë huazimi.

Barcelona deri më tani shpresat për shitjen e futbollistit i kishte te Bayern Munich mirëpo skuadra gjermane nuk po dëshiron ta nbajë në skuadër futbollistin.

Blaugranët kanë nevojë për shitjen e disa futbollistëve në mënyrë që të rikuperohen financiarisht.

/Gazeta Sinjali/