image Barcelona dështon sërish, barazon me Alavesin

Futboll

Barcelona dështon sërish, barazon me Alavesin

news image

Tjetër gabim për Barcelonën në La Liga. Tri humbje dhe katër barazime pas vetëm 11 xhirove.

Pas humbjes nga Rayo Vallecano, Barcelona është ndalur edhe në shtëpi, edhe me trajnerin e ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Katalunasit kanë marrë vetëm një pikë, pasi kanë barazuar 1-1 me Deportivo Alavesin.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Në minutën e 49’, Memphis Depay ka realizuar një gol shumë të bukur për rezultatin 1-0.

Por, mysafirët reaguan menjëherë. Ishte Rioja ai që shënoi dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 52-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Ky ishte barazimi i katërt për Barcelonën pas 11 xhirove, derisa ka edhe tri humbje – dhe vetëm katër fitore.

Barcelona ka mbetur në pozitën e nëntë me 16 pikë, tetë më pak se lideri, Real Madridi. /Gazeta Sinjali Sporti/