image Barcelona "del nga kriza": Shet 25 për qind të të drejtave televizive në La Liga kompanisë "Sixth Street"

Futboll

Barcelona “del nga kriza”: Shet 25 për qind të të drejtave televizive në La Liga kompanisë “Sixth Street”

news image

FC Barcelona njoftoi sot një investim shtesë nga “Sixth Street”, një firmë investimi strategjike me përvojë të konsiderueshme në sportet dhe mediat globale, e cila pason blerjen e njoftuar më parë nga firma të 10% të të drejtave televizive të klubit në LaLiga.

Me këtë transaksion të dytë, FC Barcelona ka shitur 15% shtesë të të drejtave televizive të klubit në LaLiga, në vlerën e 400 milionë eurove.

Në total, “Sixth Street” do të marrë 25% të të drejtave televizive të klubit në LaLiga për 25 vitet e ardhshme.

“Ne vazhdojmë të ecim përpara në strategjinë tonë dhe jemi të kënaqur që kemi përfunduar këtë marrëveshje shtesë me “Sixth Street” duke na siguruar një rritje domethënëse të fuqisë së kapitalit,” tha Joan Laporta, president i Barcelonës.

“Gjatë javëve të fundit, ne dhe “Sixth Street” jemi angazhuar dhe bashkëpunuar me një kuptim të përbashkët të asaj që ne po kërkojmë të arrijmë për organizatën tonë dhe ne presim me padurim partneritetin tonë afatgjatë.”

Ndërkohë bashkëthemeluesi dhe drejtori i “Sixth Street”, Alan Waxman, shtoi: “FC Barcelona është një nga organizatat sportive kryesore në botë dhe ne jemi të lumtur që po zgjerojmë marrëdhëniet tona përmes këtij investimi shtesë.

Fleksibiliteti ynë dhe ekspertiza ndër-platformë vazhdojnë të jenë me vlerë për ekipet e menaxhimit kur kërkojnë të ekzekutojnë iniciativa shumë strategjike.”

/GazetaSinjaliSport/