image Barcelona bindshëm triumfon ndaj Valencias, shkëlqen Aubameyang

Futboll

Barcelona bindshëm triumfon ndaj Valencias, shkëlqen Aubameyang

news image

Barcelona ka arritur një fitore vendimtare në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga, raporton Sinjali Sport.

Blaugranasit triumfuan në udhëtim te Valencia në derbin e javës me rezultat bindës 1 – 4.

Pierre Emerick Aubamyeang me dy gola, de Jong dhe Pedri me nga një tjetër shkëlqyen te mysafirët.

Në anën tjetër te vendasit golin e nderit e realizoi, Carlos Soler.

Barcelona dhe Valencia po kalojnë një sezon jo të kënaqshëm për tifozët e tyre.

Katalanasit e Xavit po përpiqen të sigurojnë një vend që i dërgon ata në Champions Leauge, e që pas kësaj fitore kanë 42 pikë në vendin e katërt, ndërsa Valenica ka pak shpresë për garat evropiane, pasi që radhitet e 12-ta me 30 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/