image Barcelona arrin marrëveshje me Bellerin

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Bellerin

news image

Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Arsenali dhe futbollisti janë marrë vesh që të shkëputin kontratën, dhe spanjolli tani është në rrugë drejt transferimit tek Barcelona.

Siç raporton Fabrizio Romano, tashmë është gjithçka e dakorduar mes palëve, dhe Bellerin do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me blaugranasit, deri më 2023.

Ai pritet të arrijë në Spanjë në orët në vijim ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën me klubin spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/