image Barcelona befason me vendimin për Eric Garcian

Futboll

Barcelona befason me vendimin për Eric Garcian

news image

Eric Garcia nuk do të transferohet te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, shkaku i mungesës së konsensusit midis kandidatëve për president, transmeton Sporti në Sinjali.

Bisedimet me Manchester Cityn po vazhdonin dhe mbrojtësi spanjoll ishte shumë afër rikthimit te Barcelona.

Mirëpo, bisedimet janë ndalur dhe lojtari nuk do transferohet në ‘Camp Nou’, së paku jo deri në afatin e verës.

Kandidati kryesor për postin e presidentit te FC Barcelona, Joan Laporta, u shpreh: “Ne nuk mund t’i japim të drejtë bordit drejtues për të marrë vendime të kësaj natyre. Ne kemi arritur në përfundimin se nëse është një lojtar që po përfundon kontratën e tij, duhet të presim. Tani duhet të paguanim transferimin, plus pagën e futbollistit”.

Mbetet të shihet nëse Eric Garcia do transferohet te Barcelona gjatë verës, pasi t’i skadoj kontrata me Manchester Cityn. /Sporti në Sinjali/.