image Arrihet marrëveshja: Garcia rikthehet te Barcelona

Futboll

Arrihet marrëveshja: Garcia rikthehet te Barcelona

news image

Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, raportohet se do rikthehet në ‘Camp Nou’ gjatë verës, transmeton Sporti në Sinjali.

Garcia vlerësohet si një nga qendërmbrojtësit me perspektivë të madhe, teksa tash e një kohë po kërkohet nga Barcelona.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është arritur dhe spanjolli do rikthehet te ish-skuadra e tij gjatë verës.

Kësisoj, 20 vjeçari do t’i bashkohet skuadrës katalunase si lojtar i lirë, pasi që kontrata me Manchester Cityn i skadon më 30 qershor.

Ndryshe, Eric Garcia është produkt i klubit të Barcelonës.

/Sporti në Sinjali/.