image Koeman insiston në transferimin e këtyre dy futbollistëve te Barcelona

Futboll

Koeman insiston në transferimin e këtyre dy futbollistëve te Barcelona

news image

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, po insiston në transferimin e dy futbollistëve dhe përforcimin e skuadrës, transmeton Sinjali Sportiv.

Bëhet fjalë për dyshen që holandezi i kishte kërkuar edhe gjatë verës, Eric Garcian dhe Memphis Depayn, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Mediumi spanjoll shkruan se Koeman po e sheh si të nevojshme transferimin e këtyre dy futbollistëve, duke marrë parasysh se Gerard Pique dhe Ansu Fati do mungojnë për disa muaj.

Garcia kishte qenë edhe më parë pjesë e katalunasve, para transferimit te Manchester City dhe mbetet një dëshirë e krerëve të klubit për rikthimin e tij.

Edhe Depay është një lojtar i pëlqyer nga Koeman, i cili shihet si një zgjidhje e problemeve në sulm te Barcelona, duke marrë parasysh se ai mund të luajë në disa pozita. /Sinjali Sportiv/.