image Barça vazhdon shkëlqimin nën Xavin, shkon në 15 ndeshje radhazi pa humbje

Futboll

Barça vazhdon shkëlqimin nën Xavin, shkon në 15 ndeshje radhazi pa humbje

news image

Barcelona po vazhdon formën e mirë në kampionat, duke fituar ndeshjet një nga një.

Xavi e ka transformuar totalisht skuadrën e Barcës, e cila nën Koeman ishte totalisht e humbur, shkruan Sinjali Sport.

Përveç që i ka ngritur në tabelë, tani në pozitën e dytë, Barcelona tashmë është e pamposhtur qe një kohë të gjatë.

Blaugranasit janë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke arritur 11 fitore e katër barazime në këtë proces.

Katalanasit gjithashtu janë në një ecuri të shtatë fitoreve radhazi në La Liga, që nga barazimi 2-2 ndaj Espanyol në shkurt.

Humbja e fundit e Barcelonës daton në janar, ndaj skuadrës së Bilbaos në Kupën e Spanjës.

Blaugranasit po tentojnë një mrekulli për t’u afruar me Real Madridin, teksa ndodhet në çerekfinale të Ligës së Evropës, me ndeshjen e parë e cila është mbyllur 1-1 në Gjermani.

/GazetaSinjaliSport/