image Barça gjen zgjidhje për regjistrimin e transfereve të reja, aktivizon levën e katërt ekonomike - Sinjali

Barça gjen zgjidhje për regjistrimin e transfereve të reja, aktivizon levën e katërt ekonomike

news image

Barcelona do ta aktivizojë levën e katërt ekonomike në mënyrë që të regjistrojë transferimet e bëra këtë verë.

Pesë transferimet e Barçës nuk do të kenë të drejtë loje nëse nuk regjistrohen deri para të dielës.

Sidoqoftë, klubi spanjoll tashmë thuhet se ka aktivizuar levën e katërt ekonomike për t’i regjistruar këto transferime.

Barcelona ka shitur 24.5% të Barça Studios te Orpheus Media për 100 milionë euro pasi tani është vendosur të aktivizojë levën e 4-të, konfirmon Fabrizio Romano.

Ky është plani i Barçës për të regjistruar nënshkrimet e reja dhe më pas për të vazhduar me marrëveshjen tjetër si Marcos Alonso, i rënë dakord me Chelsean/lojtarin një javë më parë.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin