image Barça barazon me Granadan, lëshon mundësinë të ngritët në top katërshe

Futboll

Barça barazon me Granadan, lëshon mundësinë të ngritët në top katërshe

news image

Barcelona nuk arriti fitoren e dytë rresht në La Liga në udhëtim ndaj Granadas, shkruan Sinjali Sport.

Katalunasit barazuan në vizitë ndaj skuadrës së Granadas me rezultat 1-1.

Luuk de Jong e realizoi golin e vetëm në këtë takim për blaugranasit, në minutën e 57-të, pas një asistimi fenomenal nga Dani Alves.

Antonio Puertas në minutën e 89-të e barazoi rezultatin, duke mos e lejuar Barçën të largohet me tre pikë të plota.

Xavi me ekip ka 32 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa vendasit kanë 24 pikë në vendin e 12-të. /Gazeta Sinjali Sporti/