image Barazohen seritë në dy ndeshjet të fazës çerekfinale të Play Offit në NBA

Basketboll

Barazohen seritë në dy ndeshjet të fazës çerekfinale të Play Offit në NBA

news image

Janë zhvilluar dy ndeshje të radhës në mbrëmjen e kaluar në basketbollin amerikan NBA, shkruan Sinjali Sport.

Atlanta Hawks e barazoi serinë në 2-2 ndaj Philadelphia 76ers, pasi fitoi me rezultat të ngushtë 103:100.

Hawks me lojë ekipore dhe mbrojtje të fortë arritën fitoren e dytë në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, njëkohësisht në çerekfinale të komplet Play Offit.

Lideri Trae Young me super ndeshje, ku bëri double double prej 25 pikëve dhe 18 asistime ishte më dalluari.

Në anën tjetër Tobias Harris me 20 pikë u veçua, pas lojës së dobët të qendrës Joel Embiid, duke shënuar 17 pikë, edhe pse është lideri i ekipit.

Ndeshja e radhës luhet në palestrën e Phillyt, nesër pas mesnatës.

Dueli tjetër i mbrëmjes ishte në Konferencën Perëndimore, me ballafaqimin mes Clippers e Jazz.

Los Angeles Clippers mundën Utah Jazz me rezultat 118:104, duke e barazuar serinë në 2-2.

Dyshja Kawhi Leonard dhe Paul George ishin fantastik duke realizuar që të dy nga 31 pikë, në këtë triumf shumë të rëndësishëm për ta për rrjedhojën e kësaj serie.

Te mysafirët i zakonshmi Donovan Mitchell që nuk dëshpëron në këso lloje ndeshjesh, shënoi 37 pikë, por të pa mjaftueshme për fitore.

Edhe kjo përballje ndeshjen e pestë do ta luajë nesër pas mesnatës. /Gazeta Sinjali Sporti/