image Banori i "Muharrem Fejzës" e quan Shpend Ahmetin “kokë viçi”

Sociale

Banori i “Muharrem Fejzës” e quan Shpend Ahmetin “kokë viçi”

news image

Pasditen e së enjtes banorë të shumtë të rrugës “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, protestuan për zvarritjen e punimeve në lagjen e tyre dhe mosmirëmbajtjen e rrugëve alternative.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Alfred Shpata, i cili kërkoi që i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, të shkojë dhe ta vizitojë këtë lagje.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ai e quajti kryetarin e komunës “kokë viçi”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk ka nevojë shumë me dhënë komente këtu se kush është më i zgjuar se tjetri. Por ai kryetari, kokë viçi, mos e ndërpre fare, të vijë dhe të shikojë të ecë këmbë këtu. Pasi radhën tjetër këto fekalet do t’ia dërgojmë te vendi, mos edhe tek shtëpia”, tha ai./Gazeta Sinjali/