image Banorët e Shalës nesër vazhdojnë protestën kundër keqpërdorimeve në Trepçë

Kosovë

Konkursi/ Banorët e Shalës nesër vazhdojnë protestën kundër keqpërdorimeve në Trepçë

news image

Banorët e Shalës së Bajgorës të hënën do të vazhdojnë protestën ndaj keqpërdorimeve në Trepçë.

Shaljanët do të protestojnë për herë të gjashtë në Stantërg për konkursin e fundit që ndërmarrja e Trepçës ka punësuar mbi 200 punëtorë, por që sipas protestuesve nuk është bërë në mënyrë të rregullt.

Lajmin për protesten e nesërme e ka bërë të ditur Arsim Musa nga Këshilli Organizativ i protestës.

Ata nesër me fillim nga ora 10:00 do të mblidhen sërish për të kundërshtuar konkursin e fundit./ Gazeta Sinjali/