image Ballkani rinovon kontratën me një tjetër futbollist

Futboll

Ballkani rinovon kontratën me një tjetër futbollist

news image

Klubi futbollistik, Ballkani ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me një tjetër futbollist.

Klubi suharekas ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi.

Thaqi ka nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare, për të qëndruar në Suharekë së paku deri në vitin 2024.

“Thaqi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm ku edhe këtë vit arritëm objektivat tonë për t’u shpallur KAMPION, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij”, thuhet në faqen zyrtare të klubit suharekas.

/GazetaSinjaliSport/