Klubi futbollistik, Ballkani ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me një tjetër futbollist.
Klubi suharekas ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi.
Thaqi ka nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare, për të qëndruar në Suharekë së paku deri në vitin 2024.
“Thaqi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm ku edhe këtë vit arritëm objektivat tonë për t’u shpallur KAMPION, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij”, thuhet në faqen zyrtare të klubit suharekas.