image Ballkani reagon pas vendimit në favor të tyre nga Komisioni i Garave

Futboll

Ballkani reagon pas vendimit në favor të tyre nga Komisioni i Garave

news image

Komisioni i Garave vendosi sot (e mërkurë) që ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit e cila u ndërpre në fund të ndeshjes të dielën që shkoi, ta llogarisë si rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të suharekasve, shkruan Sinjali Sport.

Sulmi i disa tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, bëri që Komisioni i Garave të Superligës ta ndëshkojë klubin nga Gjilani me humbje në tavolinë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe klubi nga Suhareka.

Ballkani e konfirmon se kanë marrë tre pikët ndaj Gjilanit, duke iu referuar vendimit të Komisionit të Garave.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë nga Ballkani.

/GazetaSinjaliSport/