image Ballkani mëson kundërshtarin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Futboll

Ballkani mëson kundërshtarin në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

news image

KF Ballkani ka mësuar fatin e kundërshtarit të parë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në ceremoninë e shortit të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions, të mbajtur në Nyon të Zivcrës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e tyre në Evropë.

Kampioni i Kosovës do të përballet me kampionin e Lituanisë, Zalgiris.

‘Portokallinjtë’ do të nisin rrugëtimin në Evropë më 5/6 korrik ndeshjen e parë të cilën do ta zhvillojnë në shtëpi, kurse ndeshjen kthyese do ta luajë më 12/13 korrik si mysafir.

Më poshtë i gjeni datat e rretheve kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/