image Ballkani 'marshon' drejt titullit kampion, pas pikëve të plota të marra ndaj Gjilanit

Futboll

Ballkani ‘marshon’ drejt titullit kampion, pas pikëve të plota të marra ndaj Gjilanit

news image

Komisioni i Garave për Superligën e Kosovës sot mori vendim që Ballkani ta fitojë ndeshjen me rezultat 3-0 ndaj Gjilanit, shkruan Sinjali Sport.

Ky vendim erdhi pasi ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit e zhvilluar të dielën e kaluar, u ndërpre në fund të ndeshjes teksa rezultati ishte i barabartë 1-1, pasi u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Pas këtij vendimi, Ballkani ‘fluturon’ tani në tabelë, duke marshuar drejt titullit të parë kampion në histori të klubit, ku gjendet tani në 8+ pikë ndaj përcjellësve Gjilani e Drita.

Klubi nga Suhareka tani ka 57 pikë të mbledhura, gjersa përcjellësit e mëposhtëm Drita e Gjilani kanë nga 49 pikë.

/GazetaSinjaliSport/