Komisioni i Garave për Superligën e Kosovës sot mori vendim që Ballkani ta fitojë ndeshjen me rezultat 3-0 ndaj Gjilanit, shkruan Sinjali Sport.
Ky vendim erdhi pasi ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit e zhvilluar të dielën e kaluar, u ndërpre në fund të ndeshjes teksa rezultati ishte i barabartë 1-1, pasi u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Pas këtij vendimi, Ballkani ‘fluturon’ tani në tabelë, duke marshuar drejt titullit të parë kampion në histori të klubit, ku gjendet tani në 8+ pikë ndaj përcjellësve Gjilani e Drita.
Klubi nga Suhareka tani ka 57 pikë të mbledhura, gjersa përcjellësit e mëposhtëm Drita e Gjilani kanë nga 49 pikë.