image Balje: Policja Miliha Qela po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës

Politikë

Balje: Policja Miliha Qela po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, thotë se policja Miliha Qela nga komuniteti boshnjak po ngacmohet psikologjikisht nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës Bratislav Trajkoviq.

Sipas deputetes Balje, situata nuk ka ndryshuar asgjë edhe pas raportimit në Inspektoratin e Policisë të Kosovës prandaj kërkon nga institucionet kompetente ta hetojnë rastin.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq.

Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje.

Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla.

/GazetaSinjali