image Bajrami për pakon emergjente: Nuk kemi mjaftueshëm buxhet për të bërë pagesat e dyta

Financa

Bajrami për pakon emergjente: Nuk kemi mjaftueshëm buxhet për të bërë pagesat e dyta

news image

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka thënë se për momentin nuk kanë mjaftueshëm buxhet për t’i kryer pagesat e dyta ndaj punëtorëve që kanë aplikuar për pako emergjente.

Bajrami gjithashtu tha se njëherë nuk është e mundur të ekzekutohen pagesat për shkak të mos votimit buxhetit në Kuvend.

“Në momentin kur ne miratojmë rishikimin e buxhetit ne do të mund të disbursojmë të gjitha këto mjete. Ka qytetarë që kanë marrë mjetet për pagesën e parë, kurse pagesat e dyta po presim nga rishikimi I buxhetit. Nuk kemi mjaftueshëm buxhet për të bërë pagesat e dyta. Përndryshe, të gjithë ata që kanë marrë pagesën e parë, pagesa e dytë bëhet në mënyrë automatike sepse nënkupton se aplikacioni i tyre është pranuar dhe verifikuar”, është shprehur Bajrami.

Bajrami më tutje theksoi se në seancën e radhës pret që në Kuvend të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Tani unë shpresoj shumë se në seancën e radhës këto do të trajtohen me prioritet. Në pritje për ratifikim në Kuvendin e Kosovës janë marrëveshjet që kapin shumën prej 60.2 milionë euro. Por, kemi edhe një numër të marrëveshjeve ndërkombëtare, huave që jemi duke i negociuar dhe duke nënshkruar, dhe sipas procedurave të gjitha janë duke u përcjellë në Kuvend”, tha ajo pë REL.

Bajrami ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për kredi, të arritura nga Qeveria e Kosovës, pasi këto marrëveshje ndihmojnë buxhetin e Kosovës

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshinë pesë marrëveshje kredie në vlerë prej 228.1 milionë euro dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë prej 61 milionë euro./ Gazeta Sinjali/