image Bajrami: Mësimi online nuk e zëvendëson atë në shkollë

Kosovë

Edukim/ Bajrami: Mësimi online nuk e zëvendëson atë në shkollë

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) Hykmete Bajrami ka thënë se mësimi në distancë nuk mundet ta zëvendësojë qind për qind atë në shkollë.

Që nga data 23 mars ka filluar të mbahet mësimi online me qëllim të parandalimit të koronavirusit, Bajrami thotë se statistikat që kanë ardhur nga tereni janë inkurajuese.

Sipas saj, përveç disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në distancë në mungesë të pajisjeve smart.

Ajo ka thënë se është një numër i madh i kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve mësimdhënësve dhe prindërve.

“Procesi i mësimit në distancë ka filluar me datën 23 mars dhe normalisht nuk është një proces i cili qind për qind mundet me e zëvendësuar mësimin në shkolla mirëpo ka shkuar shumë mirë meqenëse kemi një numër shumë të madh të kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”.

“Statistikat që na vinë nga tereni janë mjaft inkurajuese përveç se disa familje të cilët janë në numra shumë të vegjël ose në përqindje të vogla në pamundësi të pajisjeve smart nuk po kanë mundësi ta ndjekin mësimin ndërsa të tjerët janë të gjithë duke e ndjekur”.

Ndërsa për vlerësimin e nxënësve në këtë kohë, Bajrami ka thënë se është përpiluar një udhëzues. Ajo ka thënë se vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi.

Më tutje ajo ka theksuar se në vlerësim do të futet edhe aktiviteti i fëmijëve gjatë mësimit në distancë.

Të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupit të viberit dhe e-mailit ku edhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave, tha ajo për EO.

“Para dy jave e kemi përpiluar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë dhe tani më të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë e kanë këtë udhëzues në dorë dhe vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi dhe këtë udhëzues e kanë hartuar ekspertët më të mirë të arsimit në Kosovë dhe regjion dhe do të thotë vlerësimi po bëhet konform atij udhëzimi”.

“Po sepse përpos mësimit i cili po zhvillohet për klasën një deri në nëntën të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupeve të viberit, emailave të tjerë dhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave dhe janë dhanë udhëzime qysh në fillim të procesit se si të procedohet me pranimin dorëzimin e këtyre detyrave dhe vlerësimin e tyre, po ashtu në udhëzues kemi përcaktuar edhe kritere të tjera të cilat po merren parasysh gjatë vlerësimit”./ Gazeta Sinjali/