image Bajrami flet për garancitë kreditore dhe lehtësimet tatimore që do t'iu bëhet bizneseve

Financa

Bajrami flet për garancitë kreditore dhe lehtësimet tatimore që do t’iu bëhet bizneseve

news image

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, për garancitë kreditore tha se më shumë është një marrëveshje mes Bankës Qendrore dhe bankave komerciale.

“Bankat komerciale janë të pavarura, në mënyrën se si funksionojnë dhe përcaktojnë proceset bankare. Banka Qendrore nuk mund të përcaktojë, por mund të kenë bashkëpunim. BQK, u ka dhënë bankave komerciale të drejtën të veprojnë në mënyrën e tyre, varet nga ta.”, tha Bajrami.

Bajrami gjithashtu ka folur edhe për lehtësirat tatimore që do t’i bëjë Ministria e Financave.

“Ne pretendojmë që të kemi ekstra buxhet, për subvencione të kategorive të ndryshme, që kish me i ndihmu komplet zingjirit prodhues. Kemi paraparë disa lehtësira tatimore, Ministria e Financave shumë shpejt do të nis udhëzimet për ndryshimin e prodecurave tatimore, në bashkëpunim me Odat Ekonomike që t’iu ndihmojmë bizneseve”, u shpreh Bajrami në RTK./ Gazeta Sinjali/