Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se nuk është planifikuar kthimi i nxënësve në shkolla, derisa ka theksuar se në Prishtinë pothuajse është e pamundur një gjë e tillë për shkak të numrit të lartë të nxënësve.
“Nuk mund të flasë për situata hipotetike. Para disa ditëve pata rastin me dëgjuar për rastin në Belgjikë, që mos shkuarja e nxënësve në shkolla ka ndikuar vetëm në pesë për qind në luftimin e Covidit, kurse higjiena deri në 40 për qind. Deri në shtator besoj se do të mund të përgatitemi. Për shkollat siç është Prishtina pothuajse është e pamundur, ose të shkojmë me shkurtim të orareve apo mbajtje të lëndëve bazike. Por, vera do të shkojë me planifikimin për këtë dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenaret”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka thënë se organogrami i MASHT-it nuk ka qenë i mirë, por goditja nga virusi ka marrë tërë kohën e tyre.Porse tani është caktuar një grup është duke punuar në plotësim ndryshimin e kësaj rregullore.
“Gjithashtu kemi pasur shqetësim për furnizimin me libra dhe çantat e rënda. Kemi formuar grupin për plotësim ndryshimin e Ligjit për mjete dhe tekste mësimore, i cili është njëri ligjet më të rëndësishme”, ka thënë ajo.
Bajrami ka shtuar gjithashtu se po punohet në hartimin e ligjit.“Grupi po punon në hartimin e ligjit, fatkeqësisht legjislacioni në fushën e arsimit ka komplet nevojë për ndryshim dhe plotësim dhe për ligje të reja. Ne kemi arritur të bëjmë disa ndryshime buxhetore. Duke ndarë buxhet për laboratore dhe mjete të konkretizimit. Një nga statistikave më të pakëndshme është përfshirja e nxënësve në nivelin parashkollor”, ka thënë Bajrami në KTV.
Ajo ka thënë se gjithashtu është duke u planifikuar që në vendet rurale të shndërrohen në çerdhe disa shkolla që janë të pashfrytëzuara. Tutje Bajrami ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi Kurtin, e jo mbi LDK-në.se askush nuk mund ta mohojë, që në qoftëse ne do ta kemi një Qeveri, e cila qeverisë 50 ditë apo 100 ditë dhe nëse çdo gjashtë muaj kemi zgjedhje, që kjo nuk ka pasoja. Të gjithë e dinë se ka pasoja. Por, unë mendoj se as unë dhe as partia ime nuk ishim përgjegjëse sepse ishin veprimet e partnerit tonë të koalicionit të cilat çuan drejt inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe përgjegjësinë këtu duhet ta mbajë kryeministri dhe jo LDK-ja. Arsyeja ka qenë raportet me SHBA-në, mirëpo ajo pika kulminante ishte shkarkimi i njëanshëm i z. Veliu, për shkak gjoja të një deklarate e cila ishte e pakoordinuar”, ka thënë Bajrami./ Gazeta Sinjali/