image Bajerni ka gati ofertën, do ta bëjë Ter Stegenin portierin me të shtrenjtë në botë

Futboll

Futboll/ Bajerni ka gati ofertën, do ta bëjë Ter Stegenin portierin me të shtrenjtë në botë

news image

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin se sipas mediave angleze, Bayerni ka nisur kontaktet me Barcelonën për Marc-Andre Ter Stegen i cili shikohet si pasuesi ideal i kapitenit te kampionët e Gjermanisë.

Kriza financiare për shkak të koronavirusit nuk e ka prekur shumë klubin bavarez që po përgatit një ofertë prej 90 milionë eurosh për të bindur Barcelonën që të lejojë shitjen e Ter Stegen.

Mbetet për t’u parë nëse spanjollët duke iu referuar asaj që shkruan Daily Mail do të kënaqen me 90 milionë euro për të lënë të lirë gardianin i cili nëse largohet për një shifër të tilë do të bëhet portiere më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli duke parakaluar edhe Kepan e Allison.