image Bajçinovci ndaj Qeverisë serbe: Duan ta maskojnë refuzimin e propozimit franko-gjerman duke shkaktuar trazira

Politikë

Bajçinovci ndaj Qeverisë serbe: Duan ta maskojnë refuzimin e propozimit franko-gjerman duke shkaktuar trazira

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë se Serbia problemin kryesor e ka me propozimin franko-gjerman, që sipas tij, nuk e favorizon atë.

Bajçinovci ka thënë se propozimi franko-gjerman është i Brukselit dhe i përkrahur nga Uashingtoni.

Sipas tij, Serbia përmes krijimit të trazirave në Kosovë synon që ta refuzojë këtë propozim.

“Propozimi i Brukselit, me mbështetje të SHBA-së. Skenari kryesor është refuzimi i këtij propozimi të njohur si franko-gjerman. Duan ta maskojnë refuzimin duke shkaktuar ndonjë trazirë”, ka thënë Bajçinovci në “DPT te Fidani”.

/GazetaSinjali/