image Pyetja e deputetit të VV-së: Përveç për rrymë, çka tjetër ju ka mashtruar zoti Kurti?

Politikë

Pyetja e deputetit të VV-së: Përveç për rrymë, çka tjetër ju ka mashtruar zoti Kurti?

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, gjatë një emisioni ku flitej për 1-vjetorin e fitores së Vetëvendosjes, ka pyetur se përveç premtimit të kryeministrit Kurti për rrymë, çka ka mashtruar tjetër shefi i qeverisë.

“Cili mashtrim, ma thoni premtimin e zotit Kurti, përveç rrymës çka ka mashtru, cili është mashtrimi”, ka thënë Bajqinovci.

Gazetarja e ka pyetur se për rrymë po e pranon se ka qenë mashtrim, teksa deputeti i VV-së është përgjigjur se atëherë Kurti ka premtuar ulje të çmimit sepse ka qenë i tillë në nivel global.

“Rrymën zoti Kurti ka thanë e uli sepse në nivel global atëherë ka qenë i ulët, nuk ka thanë që unë çmimet tjera të tregut do t’i kontrollojë”, ka thënë Bajqinovci.

/GazetaSinjali/