image "Në mbrojtje të hajnisë”, deputeti i VV-së ironizon me protestën e paralajmëruar të PDK-së

Politikë

“Në mbrojtje të hajnisë”, deputeti i VV-së ironizon me protestën e paralajmëruar të PDK-së

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me paralajmërimin e Partisë Demokratike të Kosovës për protesta kundër Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Bajqinovci ka thënë se motoja e protestës së PDK-së do të jetë “Në mbrojtje të hajnisë”.

PDK-ja po kërkon protesta kundër Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Motoja e protestës ‘Në mbrojtje të hajnisë'”, ka shkruar ai në Facebook.

PDK ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Partia më e madhe opozitare kritikon kryeministrin Albin Kurti edhe për vonesat në hartimin e programit qeverisës.

Ndërkohë, kërkojnë që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme mos të përdoret për hakmarrje politike. Derisa, vazhdojnë ta quajnë përçarëse presidenten, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/