image Bajqinovci e konsideron të papranueshëm përdorimin e veturave zyrtare nga eprorët e policisë, pas përfundimit të orarit të punës

Kosovë

Bajqinovci e konsideron të papranueshëm përdorimin e veturave zyrtare nga eprorët e policisë, pas përfundimit të orarit të punës

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Komisionin për Çështje të Sigurisë ka deklaruar se është i papranueshëm përdorimi i veturave zyrtare nga ana e zyrtarëve të policisë pas përfundimit të orarit të punës, transmeton Sinjali.

Ai ka thënë se eprorët e policisë po i shfrytëzojnë veturat zyrtarë edhe pas përfundimit të orarit, duke kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës që të ndërpritet një praktikë e tillë.

Bajqinovci thotë se eprorët e policisë duhet të shfrytëzojnë veturat e tyre private pas përfundimit të orarit.

“I keni 950 automjete dhe 305 prej tyre i shfrytëzojnë eprorët e policisë pasi të përfundojnë orarin dhe me ato vetura shkojnë në shtëpi pas orës 4. Çka i duhet komandantit të stacionit me marrë veturën zyrtare për të shkuar në shtëpi. Edhe rroga të cilin e marrin nuk është e vogël. Vijmë me një situatë kur eprori i policisë shkon me veturë në shtëpi, kurse polici duhet me prit autobusin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se një pjesë e eprorëve të policisë kanë nevojë për shfrytëzimin e veturave zyrtare edhe pas përfundimit të orarit për shkak të natyrës së punës. Ai ka thënë se planifikojnë blerjen e autobusëve për bartjen e policëve./Gazeta Sinjali/