image Babai rrah vajzën në Prishtinë, lirohet nga policia

Siguri

Babai rrah vajzën në Prishtinë, lirohet nga policia

news image

Mbrëmë në Prishtinë rreth orës 20:10 një femër është ankuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ky rast me vendim të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/