image Babai nga Skenderaj në hall me të birin, e denoncon në Polici: Më ka rrahur me grushte, familjarët tjerë i ka kërcënuar

Siguri

Babai nga Skenderaj në hall me të birin, e denoncon në Polici: Më ka rrahur me grushte, familjarët tjerë i ka kërcënuar

news image

Një person në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt është prangosur sot në orët e pasdites nën dyshimet për dhunë në familje. I riu, recidivist i veprave penale, dyshohet se e bëri për spital babain e tij.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se rasti është raportuar në Polici nga babai i të dyshuarit.

I njëjti ka deklaruar para hetuesve se djali e ka sulmuar me grushte dhe i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë të familjes.

Babai, në hall me të birin, u detyrua ta denoncojë në stacionin policor në Skenderaj për dhunën që ua shkaktoi në familje.

Me t’u raportuar rasti, njësiti policor e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh.

Ndërsa viktima është dërguar fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

/GazetaSinjali/