image Babai në Prishtinë rrah vajzën 15-vjeçare pasi e merr vesh se është në lidhje dashurie, ajo e denoncon në Polici

Siguri

Babai në Prishtinë rrah vajzën 15-vjeçare pasi e merr vesh se është në lidhje dashurie, ajo e denoncon në Polici

news image

Policia e Kosovës ka nisur sot hetimet për një rast të “keqpërdorimit apo braktisjes së fëmijës”, pas denoncimit të një 15-vjeçareje nga fshati Lebanë i komunës së Prishtinës. E mitura e ka denoncuar në Polici babain e saj i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, për shkak të lidhjes së saj me një person. Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur ky rast dhe ju sjellë detajet.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e 45-vjeçarit, në fshatin Lebanë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se 15-vjeçarja ka deklaruar para hetusve policorë se është sulmuar nga babai i saj, i cili e ka goditur me shuplakë në fytyrë, pasi e kishte marrë vesh se ajo ka nisur një lidhje dashurie me një burrë.

Pas denoncimit të rastit, Njësia e Hetimeve ka intervistuar viktimën për të marrë deklaratën e saj. Sinjali mëson se gjatë marrjes në pyetje, e mitura, ndër të tjera ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore, që dyshohet të jetë personi me të cilin është në lidhje dashurie.

Për shkak të mospajtimeve mes babait dhe të bijës për lidhjen e kësaj të fundit që çuan edhe në sulm, prokurori kujdestar ka urdhëruar që e mitura të dërgohet në strehimore.

Sinjali po ashtu ka mësuar se lidhur me deklaratën e vajzës se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person nuk është iniciar rast, pasi Njësia e Hetimeve Rajonale ka mbetur që të marrë në intervistë sërish të miturën, për të zbuluar detajet e ngjarjes.

/GazetaSinjali/