image Babai i 15-vjeçarit që vdiq pasi u ther me thikë në Prizren, reagon pas vdekjes së Albert Krasniqit
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Babai i 15-vjeçarit që vdiq pasi u ther me thikë në Prizren, reagon pas vdekjes së Albert Krasniqit

news image

Shpejtim Buduri, babai i 15-vjeçarit, Lirim Buduri nga Prizreni i cili vdiq para disa ditësh pas një therjeje me thikë, ka reaguar pas vdekjes së sotme të Albert Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Buduri shkroi një postim prekës në Facebook.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi, Allahu në xhenet shoku im Albert Krasniqi. Vërtet  viti 2021 shumë vit i tronditur, më duket se na u kthye lufta përsëri në Kosovë. O popull çfarë po na ndodh kështu, o Allah. Na ndalo këto vrasje o Allah na udhëzo në rrugë të drejt e na largo nga këto vrasje. O Zot na ruaj këtë popull, o zot na ruaj evladët tanë”, shkroi Buduri në Facebook.

Krasniqi dyshohet se sot rreth orës 17:00 mbeti i vrarë nga babai i tij në garazhin e banesës në Prishtinë./Gazeta Sinjali/