Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të shtunën pas mesnatës, ku nga plagët e rënda viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, babai i tij me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”./Gazeta Sinjali/