Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici e ka paraqitur babai i vajzës, i cili zyrtarëve policorë iu ka thënë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dje, dhe më nuk është kthyer dhe se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e sajë.
Lidhur me ngjarjen në fjalë prokurori kujdestar ka thënë se rasti është duke u hetuar.