image Avokati i Popullit kritika të forta Prokurorisë për rastin e gruas rome që u sulmua fizikisht

Kosovë

Drejtësi/ Avokati i Popullit kritika të forta Prokurorisë për rastin e gruas rome që u sulmua fizikisht

news image

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar raportin me rekomandime për rastin e gruas rome Z.S., që u sulmua fizikisht në dy qytete të Kosovës, në Lipjan dhe Ferizaj.

Avokati i Popullit konstaton se autoritetet përgjegjëse dështuan në ndërmarrjen e masave në lidhje me rastin e viktimës, Z. S.

“Avokati i Popullit, në bazë të të gjitha dëshmive të paraqitura dhe të fakteve të mbledhura, sidhe ligjeve relevante, konstaton se Prokuroria e Shtetit me mos hapjen e rastit për hetime me iniciativën e vet kundër personave që për herë të parë publikuan në rrjete sociale fotografinë e viktimës Z. S., si dhe publikimin e mesazheve të ndryshme nga disa media, paraqet mospërmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Avokati i Popullit konstaton se publikimi i fotografisë dhe i video-incizimit nga disa portale dhe media televizive, pa pëlqimin e viktimës, cenon rënd dinjitetin e saj, duke poshtëruan dhe viktimizuar edhe më shumë personin në fjalë dhe, si të tilla, janë në kundërshtim me parimet etike e standardet ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë promovojnë dhe nxisin aktivitetet e tilla kriminale. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, janë në kundërshtim me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, si dhe janë në kundërshtim me Kodin e Etikës për OShM” , thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke klikuar KËTU mund ta lexoni raportin e plotë të Avokatit të Popullit lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/