image Automjeti i udhëtarëve godet një fëmijë në Mitrovicë

Siguri

Automjeti i udhëtarëve godet një fëmijë në Mitrovicë

news image

Një fëmijë është goditur nga një automjet i udhëtarëve në rrugën “Ismail Qemali”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se për shkak të lëndimeve të marra, djaloshi është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, për t’u bartur pastaj në QKUK.

Rasti raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull/kosovar dhe një këmbësor fëmijë mashkull/kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima- këmbësori, i cili ndihmën e parë mjekësore e merr në spitalin në Mitrovicë dhe pastaj dërgohet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/