Një këmbësor është goditur nga një automjet në lëvizje, në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Prishtinë, sonte rreth orës 19:40, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi e policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se si pasojë e goditjes, këmbësori ka marrë lëndime trupore.
“Sot rreth orës 19:40, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci; në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se hetuesit e njësitit të Trafikut Rajonal po merren me rastin./Gazeta Sinjali/