Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan, dje rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident trafiku, ku një autobus ka përfunduar jashtë rrugës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka pasur të lënduar në aksident.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus (një pjesë e tij) ka dal nga rruga. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.
Ekipet me pajisje adekuate e kanë rikthyer autobusin në rrugë. /Gazeta Sinjali/