image Australianët protestojnë kundër masave të vëna nga qeveria për COVID-19

Botë

Australianët protestojnë kundër masave të vëna nga qeveria për COVID-19

news image

Sot, rreth 300 njerëz kanë protestuar në Melburn të Australisë për të kundërshtuar masat e ashpra kundër pandemisë COVID-19, të vendosura nga institucionet përkatëse.

Gjatë protestave policia ka arrestuar dhjetëra persona.

Protesta kishte edhe në qytetet e mëdha si në Sindey, Brisbane, Adelaide dhe Preth.

Të premten, kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se 7 prej 8 shteteve të vendit, kanë rënë dakord që të hapin kufijtë e tyre të brendshëm deri në fund të vitit.

Ai shtoi se kjo do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe se mungesa e vaksinës paraqet problem për normalizimin e jetës së njerëzve.

“Në mungesë të një vaksine, mund të na duhet të jetojmë në këtë mënyrë për disa vite”, paralajmëroi kryeministri australian.

Numri i rasteve pozitive në Australi ka kaluar mbi 26,000 në dy muajt e fundit dhe me rritje të vdekjeve në 748 nga 104 në të njëjtën periudhë kohore. /GazetaSinjali/