Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se ai ndjehet “i trishtuar” për Arsenalin pas dështimit të ‘Topçinjve’ për të siguruar një vend në top katërshe në sezonin 2021-22.
Sulmuesi nga Gaboni, i cili shënoi 92 gola përmes 163 paraqitjeve për skuadrën londineze, përpara se të transferohej në merkaton e fundit të transferimeve, ka ndihmuar klubin e tij aktual për një vend nënkampion në La Liga.
Ai tani është duke u përgatitur për një rikthim në kompeticionet elitare evropiane me klubin e Barcelonës.
32-vjeçari, i cili shënoi 13 gola për Barçën pasi u transferua në Camp Nou, ka folur për Sky Sports pasi ‘Gunners’ humbën kualifikimin në Champions League edhe një herë: “Vërtetë afër [për t’u futur në top katërshe].
“Mendoj se ata bënë shumë përmirësime dhe jam pak i trishtuar sepse doja të shkonin në Champions League. Unë kam shumë miq atje.
“Por unë u uroj atyre të gjitha më të mirat për sezonin e ardhshëm dhe padyshim, mendoj se do të jetë një gjë e mirë për ta që të rikthehen edhe në Europa League. Shpresojmë se ata mund ta fitojnë atë“, ka deklaruar Aubameyang.