image Aubameyang në formë huazimi te Barcelona, arrihet marrëveshja me Arsenalin

Futboll

Aubameyang në formë huazimi te Barcelona, arrihet marrëveshja me Arsenalin

news image

Gazetari Gerard Romero raporton se gjigandi spanjoll, Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për huazimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang.

Si duket e ardhmja e Aubameyang tek Arsenali veçse ka përfunduar, pasi që trajneri Mikel Arteta ka bërë të ditur që nuk do të llogarisë këtë edicion në shërbimet e sulmuesit 32 vjeçar.

Por, në mënyrë që Barça të arrijë të transferojë Aubameyang, krerët e “Blaugranëve” duhet të largojnë sulmuesin Ousmane Dembele.

Këtë sezon, në 15 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, Aubameyang ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

 /Gazeta Sinjali Sporti/