Aston Villa kanë siguruar edhe një përforcim për sezonin e ri që po afron.
Lojtari i Manchester United, Axel Tuanzebe, do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villa, në formë huazimi.
Lojtari do të jetë me fanellën e Villas deri në qershor të vitit 2022.
Marrëveshja tashmë është zyrtarizuar dhe lojtari pritet të ketë më shumë hapësira te skuadra e re.
The teams are in, but first…
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 8, 2021
Axel Tuanzebe is back! ????#WelcomeBackAxel
Mbrojtësi ishte pjesë kyçe e Aston Villa në kohën kur këta të fundit siguronin rikthimin në Premier League.
Ndryshe, skuadra angleze ka bërë një merkato mjaftë cilësore, duke i blerë Danny Ings, Leon Bailey dhe Emiliano Buendia, mirëpo largimi i Jack Grealish mund të zbeh këtë merkato. /Gazeta Sinjali Sporti/