Dhjetëra qytetarë kanë protestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Me moton “Asnjë cent ma shumë” qytetarët kanë kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Nuk japim parë për KEDS-in”, “Rryma nuk është lluks”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet që këta qytetarë mbanin në duar, raporton Gazeta Sinjali.
“Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin”, kanë thënë organizatorët.