image Asnjë pacient i ri me koronavirus nuk ka shkuar në Infektivë tri ditët e fundit
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Shëndetësi/ Asnjë pacient i ri me koronavirus nuk ka shkuar në Infektivë tri ditët e fundit

news image

Infektologu, Sali Ahmeti tha se 11 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Ahmeti thotë se dy nga ta e kanë gjendjen pak më të rënduar dhe po ndihmohen edhe me oksigjenoterapi.

Infektologu thotë se për dallim nga gjendja e përgjithshme në terren me të infektuarit me COVID-19, në Klinikën Infektive në tri ditët e fundit asnjë pacientë i ri nuk është paraqitur.

“Kjo do të thotë se virusi nuk e ka më virulencën e dikurshme pasi në ditët e parë gati gjysma e të prekurve hospitalizoheshin”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Ahmeti thotë se me lirimin e masave të lëvizjes do të ketë shtim të rasteve por sipas tij qytetarët së paku duhet të respektojnë distancën fizike dhe përdorimin e maskave./Gazeta Sinjali/