image Asnjë nga 8 të akuzuarit për mos deklarim të pasurisë nuk është dënuar me burg

Drejtësi

Asnjë nga 8 të akuzuarit për mos deklarim të pasurisë nuk është dënuar me burg

news image

Jo pak zyrtarë shtetëror vazhdojnë të mos deklarojnë pasurinë apo raportojnë rrejshëm e ndaj të cilëve ngriten kallëzime penale e aktakuza. Por në gjysmën e parë të këtij viti asnjëri nga zyrtarët nuk është dënuar me burg, por vetëm ndaj 3 zyrtarëve janë shqiptuar dënime me gjobë, raporton Gazeta Sinjali.

Mos raportimi i pasurisë sipas Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gazeta Sinjali nga Këshilli GJyqësor mëson se gjatë gjysmës së parë të këtij viti në gjykatat e Kosovës për veprat penale mos raportim apo raportim i rrem i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër material ose detyrimeve financiare ishin në punë 5 raste me 8 persona të akuzuar.

Prej tyre lëndë të pazgjidhura në fillim vitit ishte 1 rast me 4 persona të akuzuar, derisa  gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë pranuar në gjykata edhe 4 raste me 4 persona të akuzuar.

Sinjali mëson në 3 raste janë dënuar me gjobë 3 persona.

Ndërsa asnjëri nga zyrtarët nuk është dënuar me burg dhe me kusht. Po ashtu nuk kishte akgjykime liruese, refuzues e as në mënyra tjera.

Pra 3 raste janë zgjidhur dhe ndaj 3 persona ka përfunduar procedura.

E lëndë të pazgjidhura deri në fund të periudhës raportuese ishin 2 me 5 persona ndaj të cilëve nuk ka përfunduar procedura gjyqësore.

/GazetaSinjali/