image Asnjë mjek në spitalin e Prizrenit, shumë pacientë presin në korridor

Sinjalizime

Asnjë mjek në spitalin e Prizrenit, shumë pacientë presin në korridor

news image

Shumë pacientë të cilët sot në mëngjes kishin shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, kanë mbetur duke pritur në korridor.

Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihen pacientët duke pritur në korridor, ndërsa ka thënë se në spital nuk ishte asnjë mjek.

“Në sportel, në hyrje më thanë se një mjek nuk është, ndërsa një tjetër nuk ka ardhë ende”, ka thënë sinjalizuesi. /Gazeta Sinjali