image Ashtu siç ia nisi edhe mbaroi, Barcelona barazon me Benficën, rrezikon kualifikimin

Futboll

Ashtu siç ia nisi edhe mbaroi, Barcelona barazon me Benficën, rrezikon kualifikimin

news image

Barcelona luajti një nga ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve sot ndaj Benficës, raporton Sinjali Sport.

Katalunasit barazuan pas 90 minutave me skuadrën portugeze pa gola, 0-0.

Pjesë e parë u mbyll me një dominim të lehtë të vendasve, por pa gjetur rrugën e golit.

Po ashtu edhe e dyta, por në minutën e fundit mysafirët humbën një mundësi të artë.

Blaugranasit janë në luftë me klubin e Lisbonës për pozitën e dytë, pasi Bayern Munich si lider e ka siguruar kualifikimin.

Barcelona ka 7 pikë, kurse Benfica 5 sosh dhe dueli i fundit do jetë përcaktues për biletën e dytë nga grupi E. 

Blaugranasit i shkojnë Bayernit, kurse Lisbonezët presin në shtëpi Dynamo Kievin. /Gazeta Sinjali Sporti/